Bumçi: Rama në 5 vjet qëverisje nuk bëri asgjë, po largon investitorët përendimorë

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ftuar në emisionin Ditë e Re bëri një analizë që qeverisë Rama. Bumçi u shpreh se gjatë 5 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste nuk ka pasur asnjë investim në Shqipëri.

Deputeti demokrat nënvizoi se Rama nuk i ka lënë asnjë trashëgimi Shqipërisë për zhvillim gjatë kësaj periudhe. "Edi Rama është i paaftë. Nuk ka bërë asnjë politikë për nxitjen e punësimit, për thithjen e investimeve të huaja. Cila është trashëgimia e Tiranës në 5 vite? Kur ishim në qeveri i lam shqiptarëve rrugët që i solli vendit zhvillim, nuk ka zhvillim pa rrugë. Shqipëria u ndërtua në kohën e Partisë Demokratike. I lamë energjinë elektrike. Kemi financuar ullinj, vreshta. Ka pasur rritje të eksporteve këtë vit. Një vresht për të hyrë në prodhim i duhen 4 vite, ullinjve 5 vite po ashtu edhe frutave”, tha deputeti Bumçi. 

Cilat zhvillimeve të Edi Ramës po i mbajnë këto eksporte. Sepse këto investimeve duan 4-5 vite që të hyjnë në ciklin e parë të prodhimit. Asnjë investime i tij nuk ka sjellë rritje të eksporteve, të gjitha janë bërë kur ishim ne. Çdo investim i amerikanëve dhe gjermanëve është zëvëndsuar nga lindja. Çdo investim është i mirëpritur por jo të largohen gjermanët e amerikanët. Po lagohen investimet perëndimore. Në 5 vite nuk kemi asnjë trashëgimi të këtij njeriu për ta zhvilluar vendin."

Ai nënvizoi se në Shqipëria varfëria dhe skandalet janë bërë bashkë.për deputetein demokrat,  "Vafëria dhe skandalet janë bashkuar bashkë. Nuk ka një shtet që të gjendet por që të dhunon. Të prish shtëpinë. Kryeministri mburretm, thotë se ka prishur 9 mijë shtëpi, sikur prishja e shtëpive dhe biznese të jetë diçka e mirë. Të fut në burg për ndërtimin e çatisë. Krimi dhe droga e kanë bërë këtë vend të pa jetueshë. Biznesmenët, jo qytetarët që nuk kanë bukë, por biznesmenët thonë se nuk jetohet në këtë vend, duhet të largohemi. Nuk dëgjon një lajm të mirë."