FOTO/ 'Paqja Botërore', Singapori nxjerr medaljonin që përkujton takimin historik Trump – Kim

Singapori njoftoi të martën se ka hedhur në qarkullim një medalion përkujtimor për takimin që do të mbahet pas një jave ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut ndërmjet Presidentit Donald Trump dhe liderin korean Kim Jong Un, medaljon që mbart mbishkrimin “Paqja Botërore” me shkronja të mëdha në njërën anë.

Fjalët në medalion të paraqitura nga dyqanet online të Singapore Mint  shoqërohen nga simbolet biblike të paqes, pëllumbi dhe dega e ullit si dhe nga një trëndafil e një manjolë, lulet kombëtare të dy shteteve.

Ana tjetër e suvenirit që kushton që më shumë se njëmijë dollarë në modelin prej ari tregon dy dy duar të shtrënguara para flamujve të dy kombeve dhe datën e ngajrjes, 12 qershorin.

Takimi midis Donald Trump dhe Kim Jong Un do të jetë i pari që do të mbahet ndërmjet liderëve të këtyre dy vendeve.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon–Jae ka thënë se Trum meriton një Çmim Nobel për Paqen për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund bllokimit./SYRI.NET