FOTO/ Ronaldo i bashkohet Portugalisë për Kupën e Botës, ja si duket gjendja e tij

Duket sikur Cristiano Ronaldo i ka harruar të gjitha polemikat rreth të ardhmes së tij te Real Madridi, pasi është shfaqur në formë shumë të mirë gjatë seancës së parë stërvitore me Kombëtaren e Portugalisë rreth dhjetë ditë para Botërorit.

Vetëm një javë më parë, sulmuesi portugez ngriti trofeun e pestë në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve dhe tani i është bashkuar ekipit kombëtar portugez në përgatitjet për Botërorin.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Ronaldo i ka harruar pyetjet e ngritura rreth së ardhmes së tij pas deklaratave bombë që bëri në përfundim të finales së Championsit.

“Do të flasë në ditët në vazhdim, ka qenë kënaqësi të luaja për Madridin. Nuk mund të garantoj se do të vazhdoj. Paratë dhe lavdia nuk janë gjithçka”, pati thënë Ronaldo pas finales.

Tani, Ronaldo është i përqendruar vetëm në Kupën e Botës dhe në seancën e parë stërvitore me kampionin europian, ai është dukur shumë i lumtur duke qeshur tërë kohën.

Ai përfundimisht do të flasë për të ardhmen e tij te Reali, siç ka theksuar edhe vetë, por për momentin do të mbetet i heshtur sepse Botërori është e vetmja gjë që ia tundon mendjen tani.