VIDEO/ Tenton të grabisë banesen me arme në dorë, arrestohet, ja emri

Tenton të grabsië një banesë më armë në dorë por është arrestuar nga forcat e policisë së Shkodrës.

Në pranga ka rënë Sokol Dedaj, 33 vjeç I cili është arrestuar nga forcat e policisë së qytetit verior. Ai tentoi të grabisë një banesë në Dajç të Shkodrës pronë e shtetasit T.V. 63 vjeç.

Policia ka sekuestruar edhe armen që ai kishte më vehte një automatik.

Ja njftimi i plotë i policvisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor “Long Ëait”

Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.

Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.D, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.