Luajti kundër Italisë, Juventusi interesohet për talentin holandez

Një xhevahir në vitrinë. Quhet Matthijs De Ligt dhe është mbrojtës i Ajaxit të Amsterdamit. Ka lindur në Leiderdorp, më 12 gusht të 1999-ës dhe është pjesë e Kombëtares së Holandës.

Të hënën në mbrëmje luajti në miqësoren me Italinë, që u zhvillua në “Allianz Stadium” të Torinos e që mund të bëhet shtëpia e tij e re.

Talenti holandez pëlqehet shumë nga Juventusi, që po e monitoron me shumë kujdes, sepse e sheh si pasuesin ideal të Benatias.

Drejtuesit bardhezi patën mundësi për ta vëzhguar nga afër përballë sulmuesve italiane.

Mirëpo kampionët e Italisë nuk janë të vetmit që kanë interes për De Ligt.

Barcelona dhe Tottenhami janë në krye të një liste të gjatë skuadrash që janë gati të bëjnë ofertë konkrete për talentin holandez.

Këtë situatë kërkojnë të shfrytëzojnë drejtuesit e Ajaxit, që janë gati të hapin një ankand për mbrojtësit, për ta rritur sa më shumë çmimin e kartonit të tij.

“Harkëtarët” e vlerësojnë De Ligt nga 40 deri 50 milionë euro. Një shifër e lartë, duke patur parasysh faktin që Matthijs po luan sezonin e dytë në skuadrën e parë.