Takimi i Trump me Kim Jong Un në orën 9:00 në Singapor, fshihen detajet ku dhe si

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se përgatitjet për 12 qershorin ndërmjet Presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Singapor janë duke ecur mirë.

Shtëpia e Bardhë tha se dy liderët do të takohen në orën 9:00 me orën lokale dhe se z.Trump merrte informacion të përditshëm për këtë. Por, u tha se sanksionet nuk do të hiqen ndaj Koresë së Veriut nëse ajo nuk heq dorë nga armët e saj bërthamore.

Vetëm një javë para samitit që do të mbahet në Singapor, shumë pak detaje janë dhënë publikisht. Ka mbetur i paqartë në cilin qytet të këtij shteti do të takohen.

Diskutimet mbi çarmatimin bërthamor të gadishullit korean pritet të jenë në krye të axhendës, megjithëse disa analistë spekulojnë se një mbyllje zyrtare e luftës së Koreve do të jetë në program.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders u tha gazetarëve të hënën se Presidenti “merrte çdo ditë informacion mbi Korenë e Veriut nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare”./SYRI.NET