Era Istrefi poston ‘selfie-n’ legjendare

Këngëtarja nga Kosova Era Istrefi është në kulmin e karrierës së saj. Ishte i pabesueshëm lajmi se ajo do ishte zëri zyrtar i himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit dhe kur kjo këngë u publikua të gjithë u ndjenë krenarë për të.

“Live it Up” e gjen 23-vjeçaren në bashkëpunim me aktorin e famshëm Will Smith i cili i është rithyer muzikës pas vitesh shkëputje, me Nicky Jam si edhe me Dj Diplo i cili është producent i këtij projekti.

Edhe pse ende nuk është publikuar klipi i këtij himni, Era na mban gjithmonë të përditësuar duke na shfaqur momente të bukura me kolegët e rinj.

Së fundmi ajo postuar një ‘selfie’ të cilën e ka quajtur legjendare ku shfaqet me të gjithë skuadrën që kanë bërë të mundur “Live it Up” por këtë i bashkohet edhe lojtari i famshëm Ronaldinjo.