Neymar takim me Tuchel, në Londër vendoset e ardhmja

Neymar pritet të zhvillojë një takim me trajnerin e ri të Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, në Londër.

“The Sun” raporton se Neymar do të bisedojë me teknikun Tuchel për të ardhmen e vet te PSG-ja. 

Sulmuesi brazilian ndodhet në Angli me Kombëtaren e Brazilit dhe sipas gazetës britanike, edhe trajneri gjerman i gjigantit francez ka mbërritur në Angli këtë javë.

Për Neymarin vazhdon të raportohet se do të kalojë te Real Madridi dhe ai tani kërkon t’i dijë mendimet e ish-trajnerit të Borussia Dortmundit për ta parë nëse ambiciet e tyre përshtaten për sezonin e ardhshëm.