OSHEE: Kufizime energjie në rrugët pranë Parkut të Delegacioneve

OSHEE-ja ka njoftuar sot për kufizime energjie të përkohshme në disa lagje të Tiranës pasi po kryen punime:

"Më 5 qershor, OSHEE do të punojë për mirëfunksionimin e kabinës pranë Parkut të Delegacioneve”, nga ora 10:00 deri në 14:00.

Gjatë kësaj kohe, do të mbeten pa energji zona në fjalë e cila ndodhet pranë rrugëve “Medar Shtylla” dhe “Sulejman Delvina”.

OSHEE njoftoi po ashtu se në dy zona te tjera te  Tiranes eshte nderprere energjia elektrike si pasoje e demtimit te rrjetit te OSHEE nga subjekte private, teksa punonin ne infrastrukturen rrugore dhe ujesjelles-kanalizime. Rasti i parë, demtimi i linjes TU pranë rruges “Sami Frasheri”, dhe i dyti, demtim fideri prane rrugeve “Mihal Grameno” dhe “Ali Visha”. OSHEE shpreh shqetesimin per rastet e perseritira dhe u ben thirrje paleve te treta te tregojne kujdes per te respektuar kushtet teknike te rrjetit ndërkohë që po punon për rikthimin e energjisë.