Modelja më e paguar në botë akuzohet për fotoshop

Një prej modeleve më me influencë në botë, Kendall Jenner është e njohur për linjat e saj trupore por ka marrë akuza për fotoshop.

Për Ditën e Përkujtimeve, 22-vjecarja publikoi një imazh me bikini të blu, ndërsa mbante një lojë në dorë.

Fansat e saj kanë filluar menjëherë me komentet e tyre, duke i thënë se ka tentuar të zgjasë dhe të hollojë këmbët me programe editimi.

Ndërkohë modelja me këmbët 1.55 m duket se i ka më të gjata se të tjerëve dhe kjo ka qenë arsyeja përse kanë nisur akuzat.

Kendall nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë cështje, ndërkohë që po përflitet dhe për një romancë me Ben Simmons.