Ja kush janë pretendentët për Këpucën e Artë në Botëror

Sipas portalit Goal, këpuca e artë sivjet do të jetë një garë e fortë pasi që shumica e top sulmuesve në Europë do të marrin pjesë në Botëror

Çmimi Topi i Artë i FIFA’s është një çmim që i jep golashënuesit më të mirë të kampionatit, me të fundit që u fitua nga James Rodriguez gjatë Botërorit në Brazil.

Ky çmim kishte bërë që James të kalonte në Real Madrid, pasi që kjo gjë ia rrit shumë vlerën lojtarëve që e fitojnë.

Para kësaj gare, do të gjeni një përmbledhje të çmimeve “Këpuca e artë” dhe si si dallon ajo nga “Topi i artë” dhe emrat e kandidatëve potencial që mund ta rrëmbejnë çmimin.

Çka është Këpuca e Artë

Çmimi Këpuca e Artë prezantohet për golashënuesin më të mirë në Botëror.

Kjo gjë nuk duhet të ju bëj konfuz pasi që Këpuca e Artë i jepet lojtarit më të mirë që ka përformuar në garë, ku në fund bëhet një listë e shkurt nga komiteti i FIFA’s ku votohet për më të mirin nga përfaqësuesit e tyre dhe mediave.

Tani ajo quhet “Golden Boot” nga dy turne. Para vitit 2010 ajo është quajtur “Golden Shoe” nga 1982 deri më 2006.

Para vitit 1982 nuk ka pasur çmim për golashënuesit në Botëror – top golashënuesi e ka marrë titullin vetëm “top golashënuesi” dhe nuk ka pasur ndonjë nofkë tjetër.

Nëse dy lojtarë shënojnë sasi të njëjtë të golave gjatë Botërorëve, rangimi i tyre bëhet se pari nga numri i asistave që kanë bërë dhe pastaj sa minuta kanë luajtur (nëse dy golashënues janë baras, lojtari që ka pasur më pak minuta rangohet më lartë).

Kush janë fituesit e mëparshëm?

Rodriguez fitoi çmimin më 2014 pasi që shënoi gjashtë gola në Brazil dhe bëri dy asiste. Kolumbiani është mesfushorë ofensivë dhe ishte në formë edhe në Monaco para turneut, por në Botëror me paraqitjen e tij të mirë bëri që ai të kalojë në njërin prej klubeve më të mirë në botë – Real Madridin.

Pas tij ishte Thomas Muller i cili shënoi pesë gola dhe bëri tre asiste (që zyrtarisht është fitues i Këpucës së Argjendtë, një çmim që jepet për lojtarin e dytë më të mirë të kampionatit). Neymar ishte i treti në listë pasi kishte shënuar katër gola dhe kishte bërë një asist.

Më 2010, Botërori u mbajt në Afrikën e Jugut dhe ishte Muller që e mori këtë çmim pasi që shënoi pesë gola edhe pse kishte vetëm 20 vjet. Pasi ti ishte David Villa dhe Wesley Sneijder të cilët po ashtu shënuan pesë gola, por Muller fitojë për shkak se kishte bërë më shumë asiste.

Fitues të tjerë të Këpucës së artë nga viti 1982-2010 janë Miroslav Klose (pesë gola), ikona e Brazilit Ronaldo (tetë gola), Davor Suker (gjashtë), Oleg Salenko dhe Hristo Stoichkov (gjashtë), Salvatore Schillaci (gjashtë), Gary Lineker (gjashtë) dhe Paolo Rossi (gjashtë).

Kush mund të jenë pretendentë për Këpucën e Artë?

Fituesit e ardhshëm të Këpucës së Artë janë lehtë të parashikueshëm se sa ata që do ta fitojnë Topin e Artë, edhe pse bazuar në gjykimin tonë për formën e tyre për vendin dallon shumë nga klubi i tyre.

Megjithatë, tre nga top golashënuesit në Europë këtë sezon – Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Mohamed Salah – kanë luajtur mirë edhe më Kombëtaret e tyre ashtu si për klubet. Ronaldo është më i dobëti nga kjo trio pasi që ka shënuar vetëm 26 gola në sezon, derisa ka shënuar vetëm tre gola gjatë Botëroreve sa ai ka marrë pjesë në to.

Mesi duket se e ka mbushur më municion kësaj radhe me Argjentinën dhe dëshiron ta merr një çmim me Kombëtare, derisa ishte ai me het trikun e tij kundër Ekuadorit që kualifikojë në Botëror Argjentinën. Salah e ka thyer rekordin e golashënuesve në Liverpool dhe tani pritet të shihet se sa shpejt do të kthehet ai në formë pas lëndimit të tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i Anglisë Harry Kane është po ashtu një pretendent për ta fituar Këpucën e Artë, pasi që ka përfunduar tri sezoni si top golashënues në Premier Ligë, vetëm këtë sezon pas Salah. Ai ka 30 gola në të gjitha garat – më shumë se Ronaldo – dhe pritet që të jetë lojtari kryesor i Tre Luanëve në Botëror.

Ylli i Polonisë Robert Lewandowski e përfundoi sezonin më 29 gola me Bayernin, derisa Edinson Cavani më 28 herë për Paris Saint – Germain në Ligue 1. Braziliani Jonas ka shënuar 34 gola për Benfikën kurse sulmuesit Luis Suarez i Uruguait 25 gola për Barcelonën.

Këta janë pretendentët por kush do të jetë më i miri, pritet ta shohim pas datës 14.