Roma nxjerr në shitje yllin e saj, ja ofertat

Për klubet e futbollit tashmë nis edhe periudha e shitjeve të lojtarëve për të krijuar financat e shëndosha që do të përdoren për përforcimet e reja. Një gjë të tillë po mendon edhe Roma, që pas blerjeve të Coric e Marcano, po mendon për shitjen e Kevin Strootman.

Me 100 milionë euro të fituara në total nga arritjet e Champions League dhe me sponsorët e rinj, “Qatar Airlines dhe “Hyundai” (do përfitojë 50 milionë euro në tre vitet e ardhshme), Roma gëzon një likuiditet të rëndësishëm.

Por gjithsesi kërkon të arkëtojë. Holandezi Kevin Strootman duket se do të jetë i sakrifikuari nga ana e Romës dhe ofertat për të nuk mungojnë.