VIDEO-FOTO/ Ja kush është biznesmeni që mbeti i vdekur në atentat

Vasil Dervishaj, 29 vjeç, është personi që mbeti i vrarë në Vlorë mbrëmjen e sotme, thanë burime policore.

Dervishaj njihet si pronari i një kompanie kafeje disa bareve në qytetin bregdetar. Një prej pronave të tij është edhe “Kafe Gimoka”.

Sipas të dhënave të para, ai ishte nën drejtimin e një makine tip "Ford" me targa italiane kur është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Gjergj Araniti”, në lagjen ''Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut.

Të shtënat me breshëri erdhën nga një tjetër makinë në një distancë të afërt me makinën e Derishajt. Pas kësaj, mjeti u largua nga vendngjarja

Zyrtarisht, Policia njoftoi se janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.

“Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, shtuan të njëjtat burime.