Treni shtyp vajzën, italiani bën selfie

Kur një grua kanadeze u godit nga një tren dhe u plagos rëndë në Italinë veriore, shërbimet e shpëtimit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë.

Por teksa ata trajtonin të plagosurën, një i ri kapi skenën nga platforma e stacionit në një selfie që ka provokuar një zemërim të gjerë në vend.

Ai ishte fotografuar nga një fotograf i lajmeve, i cili shkroi: “Kemi humbur plotësisht ndjenjën e etikës”.

Policia e kapi të riun dhe e detyroi atë të fshinte foton e realizuar.

Gruaja e re kanadeze e kapur në aksident në fund të muajit të kaluar u dërgua në spital dhe kishte një këmbë të amputuar.