Atentat në Vlorë, 1 i vdekur

Një person ka mbetur i vdekur në një atentat të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Gjergj Araniti” në Vlorë.

Sipas të dhënave të para, viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ishte nën drejtimin e një makine tip "Ford" me targa italiane kur është qëlluar me armë zjarri.

Drejt makinës është qëlluar me breshëri, duke lënë të vdekur drejtuesin e mjetit.