Mbyllet pa fitues miqësorja e luksit ndërmjet Italisë dhe Holandës

Ka përfunduar në barazim 1-1 miqësorja e luksit ndërmjet Italisë dhe Holandës.

Pjesa e parë filloi fuqishëm për italianët që shënuan një gol me anë të Andrea Belottit por që u anulua nga gjyqtari i takimit.

Në pjesën e dytë goli erdhi pas një kundërsulmi të italianëve ndërsa në fund finalizoi Simone Zaza.

Dominico Crisito e vuri Italinë në vështirësi pasi që u ndëshkua me të kuq dy minuta më vonë.

E kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit gol shënoi Nathan Ake në minutën e 88 të takimit. 

Italia kështu nga tri miqësore ka arritur që të fitojë vetëm një ndeshje atë kundër Arabisë Saudite.