Fëmija në luftë me vdekjen, përplaset nga makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku është plagosur rëndë një fëmijë 4 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhur rreth orës 21:00,në rrugën e fshatit Kotodesh në Prrenjas, ku F.K., 26 vjeç, banues në Katjel, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.S., 4 vjeç.

Fëmija është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën, duke kaluar nga njëri krah në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti, njoftoi Policia.