Po të ishe kryeministre çfarë do bëje? Linda Rama u përgjigjet fëmijëve

Kjo e hënë është e fundit e spektaklit për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’ .

Në këtë finale përball pyetjeve të fëmijëve ishte dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.  Ajo është kthyer në ekran për herë të parë pas katër vitesh.

'Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit" ka pyetur një nga fëmijët.

‘Hall nuk është se kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin. Është peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë dhe çdo natë. ‘ ka thënë Linda.

'Po të ishe ti kryeministre ç'farë do bëje? ishte një tjetër pyetje që e kapi në befasi Lindën.

‘Nuk do bëja aq sa bën Edi po se kam menduar ndonjëherë, ja ta fantazoj dhe unë si Piter Pani. Po të isha kryeministre do u kushtoja më shumë vëmendje fëmijëve. Do modernizoja gjithë sistemi arsimor. E vetmja Europë që kemi mes nesh janë fëmijët.’ Ka përfunduar zonja Rama.