Kjo skuadër ka futbollistë në të gjitha grupet e Kupës së Botës

Barcelona është skuadra e cila do të ketë futbollistë në të gjitha grupet e Kampionatit Botëror.

Skuadra kampione e La Ligas, është ekipi që ka së paku një futbollist në secilin grup të Botërorit që do të mbahet në Rusi nga data 14 e këtij muaji

Katalanasit kanë më së shumti futbollistë në grupin B, aty ku janë tre spanjollët, Jordi Alba, Sergio Busquets e Gerard Pique.

Më poshtë keni grupet e Botërorit me lojtarët e Barcelonës.