Rama shkarkon Veliajn? Kryemadhi: Dy ministra po përgatiten për....

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në "Tonight Ilva Tare", duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se në Tiranë diskutohen edhe emrat e dy ministrave si kandidatë, pa dhënë emra.

“Duam apo s'duam, sot kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme nuk është një nga intelektualët më të mirë të atij qyteti. Sot kandidat për kryetar bashkie, do të jetë një figurë me pesë emra. Mundësisht një njeri me 5 emrat, që është dënuar. Janë nja dy ministra”...

Ilva Tare: Që po përgatiten...për kryetar bashkie për Tiranën?

Kryemadhi: Do ta them pas emisionit... Nuk po bëj diversione. Njëra është zonjë. Mjafton të pyesësh shefat e kabinetit.