FOTO/ Nëse nuk i tërheq Botërori 2018, Rusia ka se çfarë të ofrojë për tifozët

Rusia do të presë një fluks të madh tifozësh nga 14 qershori deri në 15 korrik, periudhë kur do të luhet Kampionati Botëror i Futbollit.

Në 12 stadiume do të luhen 64 ndeshje gjithsej përgjatë një muaji të zjarrtë për tifozët e futbollit.

Por, nëse skuadra e tyre nuk do t’i kënaqë këta tifozë me paraqitjet në fushë, këtë gjë është zotuar që ta bëjë klubi i striptizmit “Kaliningrad’s Odyssey”.

Me disa foto shumë të nxehta të publikuara së fundmi, ky klub fton të gjithë fansat e zhgënjyer nga skuadra e tyre që të harrojnë lojën e keqe në fushë duke u zbavitur me bukuroshet ruse.