Kryemadhi: Ja kushtet e Gjermanisë për integrimin në BE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, tha se reforma zgjedhore dhe rishikimi i emërimeve në drejtësi, do të jenë kushtet nga pala gjermane për hapjen e negociatave me BE-në.

“Reforma zgjedhore për të cilën jemi duke punuar sepse do të hyjmë në një propozim që po na vendoset reforma zgjedhore si kusht për hapjen e negociatave”, tha Kryemadhi e ftuar në "Tonight Ilva Tare".

Ilva Tare: Thatë që reforma zgjedhore është vënë kusht për negociatat?

Monika Kryemadhi: Gjermania do ta vendosi si kusht dhe përveç reformës zgjedhore edhe rishikimi i emërimeve të bëra në drejtësi nga tetori e këtej.