FOTO/ Kreu i FRPD: Lidhja e qeverisë me krimin po bllokon integrimin, nesër sërish protestë!

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të të rinjve para Ministrisë së Brendshme, të cilën të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së, e quajnë Ministria e Drogës.

Protestuesi kërkuan largimin e Ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafajt dhe paralajmëruan protesta të vazhdueshme deri në plotësimin e këtij kushti. Këtë herë, para Ministrisë u shfaq një ekspozite, se si paraqitet Shqipëria ne sytë e mediave ndërkombëtare.

“Integrimi i Shqiperise ne Europe po bllokohet per shkak te Edi Rames, Fatmir Xhafes, Saimir Tahirit e lidhjeve te tyre me krimin”, shprehet Këllic, ndërsa paralajmëroi sërish protestë nesër në orën 18:00, përpara Ministrisë së Brendshme.

Statusi në Facebook i Këlliçit:

Sot u cel prane Ministrise se Droges, drejtuar nga Fatmir Xhafa, ekspozita e piktorit/kryeminister Edi Rama me titull: “Arritjet e Rilindjes ne arenen nderkombetare”.

Sot te gjithe qytetaret kishin mundesi te shihnin me syte e tyre se si mediat me prestigjioze Europiane dhe boterore pasqyrojne lidhjet e krimit dhe droges me qeverine e Edi Rames.

U bene tashme 3 jave nga publikimi i fakteve se vellai i ministrit te brendshem i denuar per trafik droge, jo vetem mbrohej nga Fatmir Xhafa, por i sigurohej liri dhe mbeshtetje per te ushtruar aktivitetin e paligjshem, duke drejtuar trafikun e droges ne Vlore.

Tashme te gjithe e dine se Edi Rama eshte urdheruesi i lirimit te Saimir Tahirit, mbajtjes se Fatmir Xhafes ende ne krye te ministrise se brendshme dhe kapjes se prokurorise.

Integrimi i Shqiperise ne Europe po bllokohet per shkak te Edi Rames, Fatmir Xhafes, Saimir Tahirit e lidhjeve te tyre me krimin.

Neser perseri ne oren 18:00, perpara Ministrise se Brendshme per te vijuar protesten e pandalshme.