VIDEO/ Elita 5 jep koncertin e veçantë mbi ... karroatrec

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Grupi më i famshëm shqiptar rrokut “Elita 5” ka dhënë një minikoncert mbi një makinë karroatrec, duke dhuruar spektakël të paimagjinuar shoferët e makinave të të njëjtës korsi.

E gjitha ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë, pikërisht në segmentin e “Unazës së Re”, në rrugën që të çon nga “pallati me shigjeta” për tek “Kopshti Botanik”    

Të shumtë kanë qenë fansat shoferë, që janë argëtuar me muzikën e pavdekshme të “Elita 5”. /SYRI.net/