Ja dhurata e Mbretëreshës, që princ Harry dhe Megan nuk mund ta refuzonin

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë dhuruar për bamirësi të gjitha dhuratat e dasmës që kanë marrë nga miqtë e tyre.

Çifti i sapomartuar, mund t'i kenë dhuruar të gjitha, por njërën prej tyre nuk e kanë dhuruar dot, pasi ka qenë një dhuratë nga Mbretëresha.

Kur gjërat kanë të bëjnë me Mbretëreshën, ka gjithmonë një përjashtim.

Mbretëresha Elizabeth II i ka dhuruar Meghan dhe Harryt një shtëpi. Sipas Metro, Mbretëresha i ka dhuruar shtëpinë e saj në York Cattogae, Sanndringham.

Mbretëresha Elizabeth, e ka zakon në fakt t'i dhurojë familjes së saj prona. Ajo i ka dhënë edhe Princit William dhe Kate Middleton një shtëpi kur ata janë martuar.

Vila që Mbretëresha ju ka dhuruar Meghan dhe Harryt, njihet si vila e beqarëve, por kjo gjë mund të ndryshojë nëse çifti i sapomartuar vendos të jetojë aty.