FOTO/ Rita Ora kërceu vallen shqiptare, Gjyste Vulaj e akuzon për vjedhje: E ka bërë burri im!

Këngëtarja Gjyste Vulaj ka qenë një nga personazhet më të komentuara, por pas martesës duket se ajo u ‘zhduk’ për pak kohë për t’u rikthyer sërish. Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur për jetën e saj si dhe projetet muzikore.

Këngëtarja është pyetur në fillim të emisionin nga moderatorja Rudina Magjistari për koncertit e Ermal metës dhe të Rita Orës në sheshin ‘Skënderbej’, por ka habitur me deklaratës e saj.

Gjyste ka thënë se pjesën e muzikës së valles së Rugovës që ka përdorur Rita në këngën e saj ‘Black Widow’ është një e krijuar dhe punuar nga bashkëshorti i saj Sokol Vula dhe këngëtarja e famshme e ka përdorur pa leje.

Rudina e ka pyetur nëse ka kontaktuar me Ritën për të kërkuar të drejtat e autorit, por ajo e ka mohuar duke u shprehur se ata e kanë lënë me aq dhe se në fakt këtë gjë nuk duhet ta kishte thënë në emision live. Gjyste Vulaj shtoi në fund se pavarësisht kësaj është e lumtur për Rita Orën, pasi na ka bërë krenarë.

/Balkanweb