VIDEO/ Messi bën të pamundurën, shënon supergol para Kupës së Botës

Messi është gati për Kupën e Botës dhe do t’i përdorë të gjitha armët për të triumfuar në fund, për ta ngritur në qiell trofeun me Argjentinën për të cilin ka thënë: “Do të ndërroja gjithçka për Kupën e Botës”.

Pesë herë më i miri në botë është shndërruar në specialit të ekzekutimeve të gjuajtjeve të lira, që duket të jetë një tjetër armë e fortë e argjentinasit, pas shumë e shumë të tjerave që ka dhe që i ka përdor ndër vite, duke shkruar edhe histori.

Lionel Messi ka shënuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë në stërvitje të Argjentinës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit, Willy Caballero, sinjale se kundërshtarët duhet të kenë kujdes nëse bëjnë faulle jashtë zonës.