FOTO/ Ndodh çudia, Bullgaria dënon me vdekje një lopë, ndërhyn parlamenti Europian

Një lopë shtatzënë në Bullgari është dënuar me vdekje pasi ajo kaloi kufirin e BE-s pa certifikatë veterinare.

Lopa e quajtur Penka që pritet të lindë pas tre javësh u largua nga kopeja e saj në afërsi të fshatit bullgar të Kopilovtsit dhe kaloi kufirin për në Serbi, një vend jo anëtar i BE-së.

Lopa i është kthyer pronarit të saj, përmes kufirit bullgar dhe mediat thonë se nuk ka probleme shëndetësore.

Por zyrtarët bullgarë thanë se gjedhi duhet të dënohet me vdekje pasi shkeli rregullat e rrepta të BE. ‘Nuk jemi ne që vendosim’ tha një ekspert veterinar. ‘Ne po zbatojmë vetëm rregullat që vijnë nga Brukseli’.

John Flack, një deputet konservator, i ka shkruar kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe presidentit të Bashkimit Evropian, Antonio Tajani, të kenë parasysh dhe të falin lopën për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Madje deputeti ka afruar të paguajë vetë një veteriner të BE për të kryer kontrollet e nevojshme. Udhëzimet e Komisionit Evropian thonë se lopët duhet të paraqiten në pikat kufitare me dokumente që vërtetojnë se janë të shëndetshme.

‘Certifikimi duhet të shoqërojë kafshët në rrugët drejt BE-së dhe për më tepër kur ato paraqiten në pikat hyrëse të BE. Certifikata veterinare duhet të nënshkruhet nga një veteriner zyrtar i BE’. Ndërkaq brenda PE po nis nënshkrimi i një peticioni për të thirrur Parlamentin që të bëjë një përjashtim për rastin e lopës Penka.

‘Ne besojmë se rasti Penka reflekton mungesën e dhembshurisë nga ana e zyrtarëve të BE-s’, shkruhet mes të tjerash në peticion.