Pse AMA nuk e kontrollon televizionin privat të Edi Ramës?

Kanali i televizionit privat të Kryeministrit Edi Rama ERTV, që transmetohet në faqen zyrtare të Facebookut të Kryeministrit bie nën kompetencat e Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA). Në këtë përfundim mund të arrihet duke u bazuar në një dokument të publikuar nga AMA përmes faqes publeaks.al.

Që kur është krijuar, ERTV, i cili financohet me para publike të menaxhuara nga Kryeministri- edhe pse asnjë shifër zyrtare nuk është bërë publike-ka qenë një faktor dominues në mjedisin e medias në Shqipëri, shpesh duke transmetuar në mënyrë të pandërprerë çdo lëvizje të bërë nga Kryeministri.

Ai është kthyer në një pikë kryesore reference për mediat të cilat nuk kanë mundësi të angazhojnë burimet e tyre.

Duke qenë se veprimtaria e ERTV nuk është e rregulluar nga AMA, ajo ka promovuar hapur kompanitë e lidhura ngushtë me qeverinë, shembull i kësaj është rasti i transmetimit për më shumë se 15 minuta i reklamës së Spitalit Amerikan për hapjen e një dege të re.

Pra, edhe pse financohet nga para publike, ERTV-duke e kthyer de facto në një media publike pavarësisht se transmetohet në facebook-del jashtë kompetencave të kontrollit nga institucionet qeveritare të cilat kanë detyrën të garantojnë lirinë dhe konkurrencën e drejtë.

Në fakt gjatë zgjedhjeve të kaluara qeveria Rama e përdori AMA-në për të paguar 5 milionë euro pronarëve të mediave private në vend në mënyrë që ato t’i mbulonin “siç duhej” zgjedhjet. /exit.al