‘Do të të zhduk, po nuk u ktheve me mua’, tmerri i vajzës nga Tirana

Një vit burg dha gjykata e Tiranës për 35 vjeçarin me iniciale J.R pasi prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për ish- bashkëjetuesen dhe familjen e saj.

Ish-bashkëjetuesja A.Z., ajo ka bërë kallëzim në polici se ai prej kohësh e përndiqte dhe e kërcënonte.

Ajo ka rrëfyer në polici se prej tre vjetësh kishte bashkëjetuar me shtetasin J.R. dhe se pas ndarjes, i pandehuri kishte nisur ta ndiqte dhe kërcënonte.

A.Z. tregon se ai i shfaqej kudo, në punë, në lagjen ku banon dhe e shqetësonte në telefon. Të njëjtën gjë kanë pohuar në gjyq edhe familjarët e së dëmtuarës, konkretisht nëna dhe babai i saj.

Ky i fundit kishte nisur ta kërcënonte edhe me SMS, që janë administruar si provë në Gjykatën e Tiranës. Kështu, në një nga SMS-të kërcënuese, J.R. i shkruante ish-bashkëjetueses së tij: “Do të të zhduk po nuk u ktheve me mua”.