VIDEO - Lezhë/ Aksioni i Policisë gjatë fundjavës: 2 të arrestuar, 316 gjoba dhe 52 patenta të pezulluara

Gjatë fundjavës, Policia Rrugore e Lezhës bën me dije se ka pasur në fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore për të parandaluar aksidentet duke evidentuar shkelësit e Kodit Rrugor dhe kontrolluar respektimin e Kodit Rrugor. Gjithashtu, në fokus ka qenë edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit.

Gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore, janë arrestuar 2 drejtues mjeti për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" (në gjendje të dehur).

Është konstatuar dhe bllokuar një mjet me targa që i përkisnin një mjeti tjetër dhe pas verifikimeve dyshohet se është mjet i trafikuar.

Janë vendosur gjithsej 316 masa administrative, nga të cilat:

•  153 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,

• 41 masa për parakalim të gabuar,

• 9 masa për rrip sigurimi dhe përdorim celulari

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

• Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi për "Shpejtësi tej normave të lejuara" dhe " Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit".

Policia Rrugore e Lezhës njofton se do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

“Mos shpejto të arrish aksidentin”, apelon Policia.