Studimi: Si ndikon madhësia e qafës në shëndet

Nëse nuk mund ta mbyllni deri në fund këmishën, mund të keni një problem të madh që kërkon vëmendje mjekësore të menjëhershme: Meshkujt me madhësi të qafës shumë të madhe janë më të rrezikuar nga sëmundje e zemrës, ka zbuluar një studim brazilian.

Pasi analizuan të dhënat e gati 4000 meshkujve, një grup shkenctarësh përcaktuan se mesatarja e perimetrit të qafës është rreth 40 cm, raporton “Men’s Health”. Për çdo cm rritje në perimetrin e qafës, meshkujt janë 32% më të rrezikuar që të zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës, 24% më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, 50% më të rrezikuar që të kenë trigliceride të larta dhe 22% që të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL).

Depozita dhjamore përreth qafës mund të prodhojë substanca inflamatore që çojnë në formimin e pllakës bakteriale në arteriet karotide në qafë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.