Vjen vala e të nxehtit! Ja ç’ndodh me temperaturat këtë javë

Një rritje temperaturash me disa gradë priten nga mesi i kësaj jave, sipas parashikimeve të sinoptikanëve.

Sipas Meteoalb: Gjatë javës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve. Ndërsa vranësirat fuqizohen gjatë pasditeve duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremin Verior dhe zonat Lindore. Shira afatshkurtër pritem në zona të izoluara të Qendrës së territorit (kryesisht zona Krujë - Tiranë – Elbasan).

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante deri në mesjavë kur pritet rritje e temperaturave, më e ndjeshme gjatë mesditës.

*Moti në vijim: Sot pasdite dhe nesër