FOTO/ Sane jashtë Botërorit, në Gjermani vjen problemi i parë

Leroy Sane është lënë jashtë skuadrës së Gjermanisë për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Mospërfshirja e yllit të Manchester Cityt në listën zyrtare të Gjermanisë nga Joachim Low tronditi sot botën e futbollit.

Kjo ka hapur probleme nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Reklamat që ishin vendosur nëpër objekte të Kombëtares Gjermane kishin edhe fotografinë e tij.

Gjatë ditës janë mobilizuar ekipe të reklamave duke larguar fotografinë e 22 vjeçarit nga billbordet.