Low shpjegon pse Leroy Sane nuk do të jetë në Botëror me Gjermaninë

Leroy Sane është lënë jashtë skuadrës së Gjermanisë për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Mospërfshirja e yllit të Manchester Cityt në listën zyrtare të Gjermanisë nga Joachim Low tronditi sot botën e futbollit.

Sane ka qenë titullar i rregullt për kampionin e botës gjatë kualifikimeve, si dhe u paraqit në fundjavë në humbjen e Gjermanisë 2-1 ndaj Austrisë.

Megjithatë, Low ka vendosur të mos e marrë në Rusi 22-vjeçarin, fitues të çmimit lojtari më i mirë i ri në Premierligë, duke zgjedhur yllin e Bayer Leverkusen, Julian Brandt në vend të tij. 

“Ka qenë vendim shumë i ngushtë mes tij dhe Brandt, i cili u mor në favor të Brandtit. Draxler, Reus dhe Muller janë të gatshëm. Leroy ka talent të madh. Ai do të kthehet nga shtatori”, shpjegoi trajneri gjerman.