Gjendet pa ndjenja në një rrugë të Kamzës, ndërron jetë në spital

Eshte gjendur pa ndjenja në një rrugë tëKamzës dhe ka humbur jetën në spital pak ore më vonë. Një 57-vjeçar është gjetur pa ndjenja ditën e djeshme në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu” në Kamëz nga kalimtarë të rastit. Burri me inicilet S.M, u dërgua në spital, por ka ndërruar jetë më pas. Grupi hetimor ka nisur hetimet per shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se: “Më datë 03.06.2018, në Kamëz, në rrugën “Bulevardi Blu“, në trotuar, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S.M., vjeç 57, banues në Kamëz, të cilin e kanë dërguar për ndihmë mjekësore ku më pas ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”.