Vettingu, verifikohet prokurorja Anila Leka, vendimi me 6 Qershor

Para Komisionit të Pavarur të Kualifimit  doli sot prokurorja Anila Leka nga Prokuroria e Përgjithshme. Leka është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Seanca dëgjimore u hap në orën 14:00 dhe u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli , Roland Ilia, Suela Zhegu.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, Shehu rezultoi e pastër në tre kriteret, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional. 

Pasi është dëgjuar relatori dhe prtendimet e prokurores Leka vendimi do shpallet me 6 Qershor.

Prokurorja Anila Leka e ka filluar karrierën e saj në vitin 2004 dhe prej asaj kohe është subjekt i deklarimit të pasurisë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Prej vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme, Leka ka punuar gjithashtu si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Anila Leka nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016.

Ja skeda e pasurise se Prokurores Leka