Taksa e Rrugës së Kombit, tjetër reagim: Refuzojeni

Vazhdojnë të vijnë reagime kundër qeverisë për rivendosjen e taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Pas deklaratave të mbërritura nga Kukësi, Tropoja e Kosova është sërish kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili që bën thirrje për refuzim.

Sipas tij, kjo taksë është kundër kombit shqiptar.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Taksa e Rrugës së Kombit kundër shqiptarëve dhe kosovarëve.

REFUZOJENI !!

Të gjitha Bashkitë e veriut Kukës, Has, Tropojë janë kategorikisht kundër taksës së Rrugës Kombit që zhvatet nga xhepat e qytetarëve.

Me Kosovën nuk është konsultuar kërkush dhe arroganca e kryeministrit të Shqipërisë ka zëvendësuar komunikimin me vëllezërit nga Kosova.

Uria për të plaçkitur shqiptaret ja ka zënë sytë kryeministrit ndaj i ëshgtë vërsulur taksës së Rrugës së Kombit dhe milionat ja kanë humbur rrugën.

Kryeministri ndau Shqipërinë nga Kosova më me egërsi se sa edhe armiqtë tradicionale të kësaj lidhje gjaku e sakrificash mes vëllezërish.

REFUZOJENI TAKSEN.

Të mbrojmë djersen e shqiptareve nga plaçkitja.

Të mbrojmë lidhjen vëllazërore të patjetërsueshme me Kosovën, që kjo taksë po i vë minat.