Kasmi, momenti i tmerrshëm: Polici erdhi nga radha e dytë, i krijuan korridor dhe pasi më goditi, e mbyllën sërish!

Bledi Kasmi, kryeredaktori i "RD"  e ka përshkruar deri në detaje të dhimbshme, momentin kur një polic apo efektiv i Forcave Speciale në protestë e goditi me shkop "të hekurt" siç e cilësoi ai, në kokë. Sipas Kasmit, synimi i policit ishte i qartë: ta goddiste, sepse ai pa se atij i ishte hapur një korridor nga kolegët për të ardhur drejt Kasmit dhe pas goditjes, ishte mbyllur em shpejtësi.

Ndiqni deklaratën:

"Pas shoqërimit të z. Hasko në drejtim të Spitalit Ushtarak, situata është tensionuar dhe ka pasur edhe incidente të tjera.  Në këto momente, pasi kam vendosur duart tek bandiera e hekurt, kam tentuar që të mbaj të njëjtat pozicione që kisha për të mos e ndryshuar rrjedhën e situatës.

Policia siç duket kishte marrë urdhër që do të vazhdonte të shtynte bandierat, përtej atij gardhi që ndodhej në atë moment dhe filloi goditja me shkopat e hekurt që mbante në duart Policia. Kanë goditur – mua më kanë 3 ose 4-5 herë, nuk më kujtohet tani mirë. Disa goditje i mora në krahun e majtë të shpatullës, disa në krahun e djathtë dhe ajo që ishte goditja më e rëndë dhe për mendimin, do të ishte goditje vdekjeprurëse në qoftë se do të lëvizte vetëm disa cm mbi plagën që kam aktualisht apo nëse do të prekte shikimin apo syrin nëse do të ishte më poshtë plagës që është dhe nuk e kam kuptuar për momentin si ndodhi goditja.

Kur kam parë pamjet filmike më pas në media të ndryshme kam arritur të kuptoj se kishim të bënim me një skemë të qartë nga ana e këtyre forcave për të më goditur. Policia apo ai anëtar i Forcave Speciale që lëshoi shkopin e hekurt mbi kokën time erdhi nga radha e dytë e forcave të Policisë dhe iu krijua një korridor nga pjesa e policëve që ishin në rreshtin e parë. Erdhi nga pjesa e prapme dhe jo nga pjesa ballore e radhëve të Policisë dhe pasi goditi me shkopin e hekurt mbi kokë dhe korridori që ishte vendosur i Policëve sërish e mmbylli atë për të mbuluar aktin për mendimim tim, të dënueshëm dhe barbar nga ana e atij efektivi të Forcave Speciale. Pas këtij momenti kam pasur një hemoragji shumë të madhe të gjakut...” ar.sh/SYRINET