VIDEO/ Kasmi tregon dhunën e policisë: Nuk e di pse shkopi i hekurt më zgjodhi mua

Kryeredaktori i gazetës "Rilindja Demokratike" Bledi Kasmi, në Komisionin e Medias, i thirrur vetëm nga anëtarët e djathtë të këtij komisioni për të dëshmuar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia e shtetit më 26 maj 2018.

Kësaj radhe mora një goditje të fortë me shkop hekuri në kokë. Nuk dua ta fsheh asgjë:

Për gjatë gjithë kohës kam qënë në protestë duke fotografuar dhe filmuar si para Kryeministrisë ashtu edhe para Ministrisë së Brendshme. Aty pati konfrontimet e para me Policinë për shkak të bandierave që pengonin rrugën e protestuesve. Ndaj u zhvendosën herë pas here. Nuk kishte një kufi të qartë ku qëndronte Policia dhe ku protetsuesit. Kishte një podium ku mund të ngjiteshe dhe të filmoje. Madje kam ndihmuar edhe kolegët e tjerë dhe pas një kërkese nga një koleg me kamera, jam ulur dhe i kam liruar vendin atij.

Në këtë moment kisha gazetarët nga njera anë dhe nga ana tjetër protetsuesit.

Protesta nuk kishte pamje të qarta në të gjitha këndet, nuk kemi filmim të të gjithës për të kuptuar dinamikën e asaj që ndodhi. Shpeshherë kordoni i Policisë shtynte me forcë protestuesit dhe ata rezitonin. Gjithçka ishte e qetë deri në momentin kur ata

Një protetsues u godit me shkop gome në qafë dhe pas shpine dhe ka rënë pa ndjenja. Emri i tij është Kastriot Hasko. Ai ka shkuar pa ndjenja në spital dhe atje është përmendur, kjo mund të verifikohet. Pas këtij incidenti të dhunshëm kemi qënë në kushtet e vetëmbrojtjes. Nuk kishte shumë zgjidhje veçse të vetëmbroheshe dhe një nga ato zgjehdje ishte të bëja dhe unë duke vendosur duart tek bandiera  ehekurt dhe duke mos lejuar preceptimin .

Në atë moment nuk e di pse shkopi i gomës më zgjodhi mua.

Pas shoqërimit të z. Hasko në drejtim të Spitalit Ushtarak, situata është tensionuar dhe ka pasur edhe incidente të tjera.  Në këto momente, pasi kam vendosur duart tek bandiera e hekurt, kam tentuar që të mbaj të njëjtat pozicione që kisha për të mos e ndryshuar rrjedhën e situatës.

Policia siç duket kishte marrë urdhër që do të vazhdonte të shtynte bandierat, përtej atij gardhi që ndodhej në atë moment dhe filloi goditja me shkopat e hekurt që mbante në duart Policia. Kanë goditur – mua më kanë 3 ose 4-5 herë, nuk më kujtohet tani mirë. Disa goditje i mora në krahun e majtë të shpatullës, disa në krahun e djathtë dhe ajo që ishte goditja më e rëndë dhe për mendimin, do të ishte goditje vdekjeprurëse në qoftë se do të lëvizte vetëm disa cm mbi plagën që kam aktualisht apo nëse do të prekte shikimin apo syrin nëse do të ishte më poshtë plagës që është dhe nuk e kam kuptuar për momentin si ndodhi goditja.

Kur kam parë pamjet filmike më pas në media të ndryshme kam arritur të kuptoj se kishim të bënim me një skemë të qartë nga ana e këtyre forcave për të më goditur. Policia apo ai anëtar i Forcave Speciale që lëshoi shkopin e hekurt mbi kokën time erdhi nga radha e dytë e forcave të Policisë dhe iu krijua një korridor nga pjesa e policëve që ishin në rreshtin e parë. Erdhi nga pjesa e prapme dhe jo nga pjesa ballore e radhëve të Policisë dhe pasi goditi me shkopin e hekurt mbi kokë dhe korridori që ishte vendosur i Policëve sërish e mmbylli atë për të mbuluar aktin për mendimim tim, të dënueshëm dhe barbar nga ana e atij efektivi të Forcave Speciale. Pas këtij momenti kam pasur një hemoragji shumë të madhe të gjakut...”   ar.sh/SYRI.NET