FOTO/ Belgjika publikon listën zyrtare të Botërorit. Mësoni vendimin për Januzajn

Trajneri Roberto Martinez ka larguar pesë lojtarë nga skuadra, duke publikuar emrat e 23 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Belgjikën në Kupën e Botës në Rusi.

Mesfushori shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, më në fund është ftuar nga Belgjika për një eveniment madhor.

Martinez ka bërë të ditur se i beson shqiptarit, duke i bërë një vend në listën zyrtare të Botërorit, që do t’i dërgohet FIFA-s.