Këngëtarja e famëshme shqiptare tregon se si i vdiq djali 3 ditë pas lindjes

Në një intervistë televizive kengëtarje e njohur ka rrëfyer edhe trishtimin e saj për humbjen e djalit vetem 3 ditë pas lindjes.

Këngëtarja e njohur Irini Qirjako, në një intervistë ekskluzive për Ditë e Re ka rrëfyer një histori tragjike që i ka ndodhur shumë vite më parë. Qirjako tregoi se i ka vdekur djali i saj 3 ditë pas lindjes. Ajo solli në jetë binjakë, por vetëm vajza arriti që të jetojë.

"Unë jam mami i një goce, Riviolës. Kisha dy fëmijë, një cun dhe një gocë, bëra binjakë por nuk që e thënë që të më rronte cuni. Vdiq ditën e tretë të lindjes. Kam vajzën, është doktoreshë ne Gjermani.", tha Irini Qirjako 

Këngëtarja rrëfeu vështirësinë në punë dhe ndihmën e madhe që i jep familja e saj, veçanërisht bashkëshorti, i cili kujdeset që ajo të jetë e fortë dhe në gjendje të mirë emocionale. "Ne artistët jemi shumë të forta por në momente pune voluminoze dhe që ka një përgjegjësi të madhe sigurisht që kemi ndihmë nga familja. Bashkëshorti im më ndihmon kur kam shumë punë sepse gjendja ime shpirtërore duhet të jetë e qetë, që të mos sëmuresh sepse po të fus duart në ujë ftohem, tha këngëtarja. 

Duhet një kujdes shumë i madh. Enët i la bashkëshëshorti, nuk e ka problem. I them që ti fusë në lavastovilje, por nuk pranon, thotë se i la me kënaqësi dhe se nuk e ka problem. Është profesioni jonë që është shumë delikat dhe i vështirë. Nuk duhet abuzuar asnjëherë sepse kjo na rëndon neve, të bllokon për punën që ke." thotë artistja.