Dhoma e spitalit ku lindi Blerina është bërë si kopësht lulesh

Vetëm disa ditë më parë këngëtarja Blerina Braka u bë nënë për herë të parë.

“Mirë se erdhe biri im, Edeil. Faleminderit i madhi zot që më bekove me këtë mrekulli”, kanë qenë këto fjalët që këngëtarja ka zgjedhur për të dhënë lajmin se u bekua për herë të parë me një fëmijë.

Pak orë më vonë Blerina ka vendosur të postoj një foto nga materniteti duke dashur të ndajë me ta lumturinë që ndjen.

“Çfarë lumturie..”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos ku shfaqet duke mbajtur të voglin e saj në krah.