FOTO/ Haradinaj hipën në taracë për të ndjekur koncertin e Rita Orës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qënë mbrëmë në Tiranë me bashkëshorten e tij Anitën dhe e kanë ndjekur koncertin e Rita Orës në sheshin Skënderbej.

Sikur shihet nga foto e publikuara prej atij vetë, Haradinaj ka hipur në taracën e bashkisë së Tiranës me bashkëshorten, i pritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Vetë Haradinaj shkruan në Fb: "Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat."

Haradinaj ka ardhur në Tiranë për ndjekur një takim ndërkombëtar kundër terrorizmit që mbahet sot në Tiranë, një iniciativë e Mbretit të Jordanisë.