", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ndërhyrje horror e lojtarit kroat ndaj Tiago Silvës, frikë te Brazili

Momente frike për mbrojtësin e PSG-së dhe të Brazilit, Tiago Silvën, gjatë ndeshjes miqësore me Kroacinë, që u zhvillua dje në stadiumin “Anfield”.

Sulmuesi i Kroacisë, Kramariç, i ndërhyn rëndë direkt në gju, siç e tregojnë qartë edhe pamjet.

Një ndërhyrje shumë e ashpër dhe e pashpjegueshme për një ndeshje miqësore.

Pas disa minutash në tokë, Tiago Silva është ngritur dhe ka vazhduar lojën, duke çaluar.

Ai faull brutal mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të qendrës së Brazilit, i cili duket se ka qenë me fat në këtë rast.

Brazili ka humbur mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Alveshin, për Botërorin e Rusisë dhe nëse do t’i shtohej edhe mungesa e Tiago Silvës, do të ishte një goditje e rëndë për ekipin favorit për të fituar Kupën e Botës.