Presidenti i Federatës lëshon ‘bombën’: Tifozët duhet të djegin fanellën e Messit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, ka kërkuar nga tifozët që të reagojnë kundër Messit pas miqësores së diskutueshme mes Argjentinës e Izraelit që do të luhet të shtunën.

“Tifozët duhet të djegin fotot dhe fanellën e Lionel Messit, nëse kapiteni i Argjentinës luan në miqësore me Izraelin”, thotë Rajoub.

Të besuarit e Jorge Sampaoli do të përballen me Izraelin në Jerusalem të shtunën, miqësorja e fundit para Kupës së Botës.

Por, Rajoub e ka akuzuar Izraelin, që renditet e 98-ta në FIFA, se po e përdor takimin për çështje politike.

Ai ka kërkuar nga tifozët që shënjestra të jetë Messi, lojtari më i mirë në botë, nëse ylli i Barcelonës luan.

“Ai është simbol i madh. Kështu që i kërkojmë të gjithëve që të djegin fotot, fanellat, ta braktisin atë”, tha ai.

“Ende shpresojmë që Messin të mos luajë ndaj Izraelit”.