Neymar nuk krahasohet me Pelen, Romarion apo Ronaldon: Nuk do bëhem më i mirë

Neymar ka thënë se nuk është i fokusuar që t’i rrëzojë ikonat, Romario, Ronaldo dhe Pele për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit.

Pas golit në miqësore kundër Kroacisë, ku Neymari u kthye pas tre muajsh dëmtimi, ai shkoi në 54 realizime me Selecaon, vetëm një larg legjendës Romario, që ka shënuar 55 gola me Brazilin.

Para Romarios janë; Ronaldo, 62 gola dhe Pele 77, por Neymari thotë se nuk është duke menduar për rekorde.

“Nuk ekziston asnjë luftë që të bëhem golashënuesi më i mirë i Brazilit”, tha Neymar.

“Mendoj se janë vetëm numra. Ata janë idhujt e mi, që kanë qenë këtu para meje dhe përderisa flitet për idhuj, unë kurrë nuk do të bëhem më i mirë se ata. Kështu që i respektoj të gjithë, Romario, Zico, Ronaldo, Pele... Sepse ata janë idhujt e mi. Është vetëm numër”, shtoi Neymari.