", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Golden State-Cleveland, ja kush e fitoi finalen e dytë të NBA-së

Golden State ka fituar 122-103 ndaj Cleveland në finalen e dytë të “play off”-it në NBA, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve.

Ndryshe nga sfida e parë, që ishte me rivalitet dhe emocione, e vendosur në shtesë, kjo finale e dytë ishte tërësisht nën komandën e kampionëve të Warriros, që e udhëhoqën takimin që nga minuta e parë deri tek e fundit.

Cavaliers nuk arritën në asnjë moment të rivalizojnë dhe të pretendojnë fitoren, duke mos përsëritur lojën e disa ditëve më parë.

Stephen Curry me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, lider në fushë për Golden State, duke bërë një paraqitje të mirë, mbështetur edhe nga Durant me 26 pikë e Thompson me 20.

Një trio që edhe këtë herë bëri diferencën në parket, ndërsa për Cleveland u dallua i zakonshmi LeBron James me 29 pikë e 13 asist, ndërsa Love realizoi 22 pikë e 10 rebaund.

Por këto pikë nuk mjaftuan për të evituar humbje dhe tashmë Cavaliers e shohin veten në disavantazh 0-2 me ndeshje.

Dy sfidat e radhës do të luhen në Cleveland.