Parashikimi i motit, java në vijim me mot të ndryshueshëm

?Ditëve të para të javës shtrëngata me shi, nga mesi i javës mot më stabel.

Nga dita e mërkurë, priten kushte më stabile, që do të sjellin intervale më të gjata me diell, vetëm rreth viseve malore ka mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.

4.06 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

5.06 - Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

6.06 - Mot pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.