", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Modric shkëmben fanellën me Neymar dhe e fton në Madrid: Të presim!

Brazili mposhti Kroacinë në miqësoren e zhvilluar në Liverpool me rezultatin 2-0 falë golave të Neymar dhe Firminho.

Pas ndeshjes, mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, shkëmbeu fanellën me Neymarin, ku nuk munguan as autografet.

Për të rritur dyshimet rreth transferimit të Neymarit te Reali, Luka Modric, gjatë takimit i thotë brazilianit: “Të presim”.

Neymar verën e kaluar për 222 milionë iu bashkua PSG-së nga Barcelona. Por, muajt e fundit ka pasur shumë zëra për rikthimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madridit, për të pasuar Cristiano Ronaldon.